Sporti

Neymar në PSG deri në vitin 2026, kjo është paga astronomike që ai do të fitojë

04/14/2021 12:17
nga:Lorik J

“Rinovimi i kontratës nuk është më temë”. Dje në mbrëmje, pasi u kualifikua për në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, sulmuesi brazilian, Neymar iu përgjigj kështu pyetjes në lidhje me të ardhmen e tij.

Sulmuesi i PSG’së tani është i sigurt për qëndrimin e tij në Paris dhe së shpejti do të rinovojë kontratën e tij që skadon në vitin 2022, përcjell GazetaBlic Sport.

Por cilat janë shifrat që do të fitojë Neymar pas rinovimit.

Marrëveshja u arrit në shifrat aktuale. Neymar, aktualisht është lojtari më i paguar në Ligue 1 me një pagë neto prej 28.3 milion euro në sezon. Dhe kontrata e re për 5 vjet të tjera do të jetë pikërisht në të njëjtat shifra. Sipas, ‘L’Equipe’, njoftimi i marrëveshjes së re mund të vijë edhe para gjysmëfinales së ndeshjes së parë kundër Manchester City ose Borussia Dortmund.

/GazetaBlic Sport