Sulmuesi i talentuar i Borussia Dortmund, Erling Haaland po kalon në krizë golash pasi nuk ka shënuar gol në gjashtë duele.
Kjo nuk i ka ndodhur sulmuesit norvegjez, që nga koha kur luantë në ligën e dytë të Norvegjisë, për skuadrën e Brynes, shkruan GazetaBlic Sport.
20 vjeçari, nuk ka gjetur rrjetën në 3 ndeshjet e fundit për Dortmund dhe në 3 ndeshje me Kombëtarën Norvegjeze.
Sot Haaland ka mundësinë ta ndal këtë seri negative, pasi Dortmund do të ballafaqohet me Manchester Cityn në Champions League.
/GazetaBlic Sport.


