Sporti

City në alarm pas statistikave nga UEFA

04/14/2021 11:11
nga:L J

Manchester City do të ballafaqohet me Dortmund sot nga ora 21:00 në kuadër të çerekfinaleve të Champions League.

Skuadra e Pep Guardiolas ka fituar ndeshjen e parë çerekfinale, megjithatë sipas statistikave rezultati 2-1 është mjaft i rrezikshëm për skuadrat fituese, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati 2-1, është një nga rezultatet më të shpeshta në Ligën e Kampionëve.

Sipas statistikave nga UEFA, nga 27 skuadra që kishin fituar ndeshjen e parë 2-1, 15 ishin eliminuar dhe 12 kishin kaluar tutje në raundin tjetër.

/GazetaBlic Sport.