Liverpool ka humbur ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Real Madrid në ‘Di Stefano’ me rezultat 3-1.
Ndeshja kthyese do të luhet sot në Anfield nga ora 21:00, trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka paralajmëruar spanjollët që të mos mendojnë se gjithçka ka mbaruar, pasi ata nuk kanë çfarë të humbin dhe do të hyjnë në lojë që të sulmojnë dhe ta rikthejnë rezultatin, shkruan GazetaBlic Sport.
Anfield është një stadium i njohur për rikthime.
Skuadra e Liverpool ka bërë disa nga rikthimet më të ‘çmendura’ në garat evropiane pikërisht në këtë stadium, kur të gjithë mendonin se Liverpool ishte eliminuar pas humbjeve në ndeshjet e para.
Një nga rikthimet e para të Jurgen Klopp në Anfield ishte në vitin 2016 ndaj ish skuadrës së tij, Dortmund ku arriti ta mposht ish skuadrën me rezultat 4-3, duke avancuar tutje në gjysmëfinale të Europa League me rezultat të përgjithshëm 5-4.
Dejan Lovren kishte shënuar në minutën e 91’të të takimit për ta shënuar golin që e avancoi tutje Liverpoolin.
Tjetër rikthim i ‘çmendur’ ishte ndaj Barcelonës në gjysmëfinale të Champions League të vitit 2019.
Liverpool kishte humbur në udhëtim në ‘Camp Nou’ me rezultat 3-0, por në ndeshjen kthyese kur të gjithë mendonin se Liverpool veçse ishte eliminuar, skuadra e Klopp arriti ta bëjë të ‘pamundurën’ duke e mposhtur Barcelonën me rezultat 4-0.
Në Anfield janë gjunjëzuar edhe skuadra tjera të mëdha evropiane si Manchester City.
Liverpool e eliminoi skuadrën e Pep Guardiolas në çerekfinale të Ligës së Kampionëve në vitin 2018.
Liverpool në atë ndeshje e mposhti Manchester Cityn me rezultat 3-0.
/GazetaBlic Sport.


