Aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës po trajtohen 94 pacientë me Covid-19. Prej tyre 70 janë në oksigjeno terapi, 4 pacientë në CPAP.
13 pacientë me Covid-19 janë në gjendje më të rëndë. Ndërkohë është bërë e ditur se 7 pacientë me Covid-19 janë shëruar gjatë këtyre 24 orëve të fundit.
Në anën tjetër kjo është pasqyra e plotë e punës së këtij spitali gjatë 24 orëve të fundit.
– 421 Vizita Specialistike;
– 33 Pranime;
– 44 Lëshime;
– 256 Pacientë të Hospitalizuar;
– 5 Lindje, 4 vajza dhe 1 djalë;
– 6 Operacione;
– 41 Hemodijaliza;
– Analiza: 280 pacientë që kanë bërë 3,863 analiza;
LEXO EDHE:
Albulena Haxhiu, Pal Lekaj, Donika Kadaj-Bujupi dhe Besa Baftiu dalin sot para drejtësisë