Liverpool dhe Real Madrid sot do të luajnë ndeshjen kthyese në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.
Skuadra e Zidane ka fituar duelin e parë që u zhvillua në ‘Di Stefano’ me rezultat 3-1, shkruan GazetaBlic Sport.
Të dy ekipet do të paraqiten me mungesa të rëndësishme.
Për Real Madrid do të mungojë sulmuesi belg, Eden Hazard dhe kapiteni, Sergio Ramos.
Për ekipin e Klopp mungesa të rëndësishme do të jenë lojtarë si Virgil Van Dijk, Jordan Henderson, Joe Gomez dhe Joel Matip.
Real Madrid është skuadra më e suksesshme në këtë kompeticion me 13 tituj, ndërsa Liverpool është skuadra më e suksesshme angleze në Champions League me 6 tituj të fituar.
Liverpool dhe Real Madrid janë përballur shtatë herë mes vete, skuadra e Real Madrid ka qenë më e suksesshme deri më tani në përballjet direkte.
Liverpool dhe Real Madrid janë përballur në dy finale, ku secila ka nga një fitore në finale që janë përballur ndërmjet vete.
Liverpool kishte fituar finalen e vitit 1980/81, ndërsa Real finalen e 2018 në Kiev.
Në përgjithësi Liverpool ka mposhtur 3 herë Real Madridin dhe është mposhtur 4 herë nga skuadra spanjolle.
Megjithatë në përballjet e fundit mes këtyre klubeve skuadra e Liverpoolit nuk ka rezultate pozitive pasiqë ka 4 humbje.
Liverpool dhe Real Madrid të dyja kanë fituar ndeshjet e fundit në ligë, Liverpool mposhti Aston Villan me rezultat 2-1, kurse me të njëjtin rezultat, Real Madrid mposhti Barcelonën në ‘El Clasico’.
Formacionet e mundshme të skuadrave:
Liverpool XI (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Phillips, Kabak, Robertson; Fabinho, Wijnaldum, Thiago; Salah, Firmino, Mane.
Real Madrid XI (4-3-3): Courtois; Odriozola, Nacho, Militao, Mendy; Casemiro, Kroos, Modric; Asensio, Benzema, Vinicius Jr.
/GazetaBlic Sport.


