Sporti

Flick flet pas eliminimit: Ishim skuadër më e mirë

04/14/2021 08:55
nga:L J

Paris Saint Germain eliminoi Bayern Munich nga Liga e Kampionëve dhe ka kaluar tutje në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Bayern Munich u përpoq që ta kthente lojën në favor të tyre, megjithatë klubi gjerman shënoi vetëm një gol në ndeshjen kthyese, i cili ishte i pamjaftueshëm që Bayern të kalonte tutje, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas eliminimit nga Champions League ka folur trajneri i Bayern, Hans Flick i cili tha se skuadra e tij ishte më e mirë në fushë.

“Në të dy ndeshjet, unë mendoj se ne ishim ekip më i mirë. Unë mendoj se faji i eliminimit ishte që humbëm ndeshjen e parë , humbëm shumë raste atë ditë”, tha ai.

“Goli i tretë si mysafir ishte shumë i rëndësishëm për ta, 2-2 do të ishte rezultat i mirë. Ne nuk kishim fat në minutat e fundit, veçanërisht me rastin e Sane”, tha trajneri i Bayern.

“Normalisht, PSG ka një cilësi të madhe në 30 metrat e fundit, por Parisi u mbrojt mirë”, vazhdoi ai.

“Meqenëse nuk ishim mjaft vendimtar në ndeshjen e parë, ne humbëm. Ne pamë sot cilësinë sulmuese të Parisit, por unë duhet të përgëzoj ekipin tim. Ata ishin shumë të përqendruar, provuan gjithçka ”, përfundoi Flick.

/GazetaBlic Sport.