Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive, Izet Sadiku, ka thënë se në Kosovë ka numër të madh të të infektuarve me variantin britanik të Covid-19.
Tutje, ai shtoi se nga ky virus përhapet shumë shpejt te të rinjtë.
“Faktikisht sipas informatave që ka dhënë ministria e IKShPK janë 97%. Ne nuk kemi informata se ku janë marrë mostrat. Ky numër i lartë i të infektuarve me variantin e ri britanez është edhe në Kosovë”.
“Zakonisht kemi familjar Covid të sëmurë dhe kjo formë e të infektuarit e vërteton që kemi raste me tipin britanez sepse përhapet më shpejt”.
Mes tjerash, Sadiku i konsideron të duhura masat e Qeverisë, duke shtuar se do të ketë më pak raste.
Madje ai theksoi se vaksinimi sa më i madh i personave i fut ata nën kontroll, raporton EO.
“Këto masa që janë marrë për arsye se tre muajt e fundit ka pasur shumë pak respektim të masave dhe konsideroj që me fillimin e respektimit të masave do të kemi numër më të vogël dhe kjo do të krijojë mundësi për vaksinim”.
“Vaksinimi sa më i madh i njerëzve i fut ata më shumë nën kontroll”.
Albulena Haxhiu, Pal Lekaj, Donika Kadaj-Bujupi dhe Besa Baftiu dalin sot para drejtësisë