Sporti

Carragher: Neymar dhe Mbappe meritojnë të luajnë në një ligë më të fortë

04/14/2021 08:46
nga:L J

Paris Saint Germain eliminoi Bayern Munich nga Liga e Kampionëve dhe ka kaluar tutje në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Mbappe shkëlqeu në takimin e parë me dy gola të realizuar ndaj bavarezëve, shkruan GazetaBlic Sport.

Ish mbrojtësi i Liverpool, Jamie Carragher ka lavdëruar performancën e dyshes Mbappe – Neymar, duke thënë se të dy ata meritojnë të luajnë në ligë më të fortë sesa Ligue 1.

“Nuk më pëlqen t’i shoh atje, në PSG. Nuk mendoj se lojtarë cilësorë si Neymar ose Mbappe duhet të luajnë për PSG. Ata nuk duhet të luajnë në kampionatin francez, është një kampionat mesatar”, tha Carragher.

/GazetaBlic Sport.