Lajme

Vlora Citaku pas deklaratës së Shefqet Krasniqit- Ishte mirë dikush mi tregu për Shotën, Xhevën e shumë heroina të tjera

04/13/2021 22:20
nga:Y I

Hoxha Shefqet Krasniqi ka deklaruar mbrëmjen e sotme në një emision televiziv se gratë janë për kuzhinë ndërsa oda është për burra.

Pas kësaj deklarate ka ardhur reagimi i ish-ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

Citaku shkruan se është mirë dikush t’i tregojë për Shotën, Xhevë Lladrovcin e shumë e shumë heroina tona, raporton Gazeta Blic.

Reagimi i plotë:

Oda tha është për burra, e kuzhina për gra. Epo, kish qenë mirë dikush me i tregu për Shotën, Xhevë Lladrovcin e shumë e shumë heroina tona.

Sa për kuzhinë, kuzhineri më i mirë në botë është shqiptari Rene Rexhepi.

Nana ma ka mësuar si fëmijë që vlerat, vyrtytet dhe dhuntitë janë njerëzore, jo gjinore.
#Kosova #Gratë

Shefqet Krasniqi: Gratë janë për kuzhinë, oda është për burra