Sporti

Lallana: “Isha i tmerruar në finalen e Kievit”

04/13/2021 17:16
nga:L J

Ish futbollisti i Liverpoolit, Adam Lallana ka zbuluar se si ishte ndjerë në ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve në vitin 2018 përball Real Madrid.

Adam Lallana ishte inkuadruar në lojë pas lëndimit të Mohammed Salah, egjiptiani ishte lënduar në një duel mes tij dhe kapitenit të Real Madrid, Sergio Ramos, shkruan GazetaBlic Sport.

“Isha me të vërtetë i tmerruar atë takim, ndoshta fjala i ‘tmerruar’ ju duket e tepërt por kur e mendoj se si u ndjeva atë ditë kjo fjalë e përshkruan pikërisht atë gjendje”, tha fillimisht Lallana.

“Kisha një vit katastrofal me shumë lëndime, të luash në finale të Champions League pas shumë ndeshjeve nuk është e lehtë”, vazhdoi ish mesfushori i Liverpool.

“Isha si një lepur, nuk mund t’i afrohesha askujt, vetëm sillesha nëpër fushë, nuk ishte e lehtë pasi kisha luajtur vetëm 15 minuta në Premier League para takimit me Real Madrid”, përfundoi mesfushori anglez.

Finalja e vitit 2018 u fitua nga Real Madrid me rezultat 3-1.

/GazetaBlic Sport.