Aaron Wan Bissaka ka dhënë lavdata të mëdha për bashkëlojtarin e tij te Manchester United, Bruno Fernandes.
Mbrojtësi anglez, Aaron Wan Bissaka ka thënë se bashkëlojtari i tij, Bruno Fernandes, është i paparashikueshëm dhe një ndër mesfushorët më të mirë në botë, shkruan GazetaBlic Sport.
“Nëse ndonjë bashkëlojtar më ka inspiruar mua, atëherë ai është Bruno Fernandes, vizioni i tij më le pa fjalë”, ka thënë mbrojtësi anglez.
“Në stërvitje kur luaj kundër tij ai gjithmonë gjen mënyra që të pasoj topin pas meje, është e pabesueshme”, ka përfunduar lojtari i Manchester United.
Bruno Fernandes ka shënuar 16 gola dhe ka dhënë 11 asistime në Premier League.
/GazetaBlic Sport.


