Lajme

Kur do të vendoset reciprociteti me Serbinë? Zëdhënësi i Qeverisë shpalos detaje

04/13/2021 14:48
nga:M K

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka thënë se ende nuk ka datë për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë.

Ai tutje ka shtuar se reciprociteti as nuk është nocion i ri për Vetëvendosjen e as për partnerët ndërkombëtarë.

Sipas tij, ky është parim themelor dhe buron nga sovraniteti.

“Ne jemi të interesuar për trajtim të barabartë. Unë mendoj që askush nuk duhet të ndihet i kërcënuar nga vendosja e reciprocitetit”, ka thënë ai.

Kryeziu ka thënë se nuk ka një datë të caktuar për vendosje të reciprocitetit, duke shtuar se kjo vendoset në bazë të parimeve.

Ai ka thënë se për çështjen e shefit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës “shumë shpejt do të bëhet publik dhe do të bëhet emërimi i drejtorit të ri”.

LEXO EDHE:

Vendos Qeveria, 60 milionë € kredi për blerjen e vaksinës dhe pajisjeve të tjera anti-Covid