Anëtari i kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Mevludin Krasniqi ka reaguar ashpër ndaj komenteve te Agron Demit për Fatmir Limajn.
Krasniqi ka sbkruar se gjynah që soji i tij i shfrytëzon gjithë ato të mira që i kanë sjellë Kosovës Fatmir Limaj dhe shumë të tjerë.
“Ai është mësuar të jetoj nga të tjerët si zhvatës i fondeve sa majtas e sa djathtas, me kushtin që sa më shumë ta nxijë e përdhos këtë vend dhe njerëzit e dëshmuar të tij”, ka shkruar ndër të tjera Krasniqi.
Postimi i plotë:
Ky farë Agron Demi s’ka faj!
Gjynah, që edhe soji i tij i shfrytëzon gjithë ato të mira që i kanë sjellë Kosovës Fatmir Limaj dhe shumë të tjerë.
Të mira këto, nga liria e pavarësia e deri te projektet strategjike që e kanë transformuar këtë vend, e që ishin lënë për gjynah nga soji i tij.
Ai është mësuar të jetoj nga të tjerët si zhvatës i fondeve sa majtas e sa djathtas, me kushtin që sa më shumë ta nxijë e përdhos këtë vend dhe njerëzit e dëshmuar të tij!


