Sot në konferencë për shtyp para mediave ka folur sulmuesi i Bayern Munich, Thomas Muller.
Ai para takimit me PSG është shprehur se ekipi i tij dëshiron të shënojë sa më shpejtë që është e mundur në mënyrë që të bëjnë presion te PSG, shkruan GazetaBlic Sport.
“Ne do të hyjmë në lojë që të sulmojmë, megjithatë duhet të jemi të kujdesshëm edhe në mbrotje, duhet ta luajmë lojën tonë dhe të bëjmë presion te lojtarët e Parisit“, tha fillimisht Muller.
“Ne duhet të jemi më konkret para portës, duhet të shfrytëzojmë rastet që krijojmë. Po ne luajtëm mirë në Munich kishim shumë raste dhe nuk i shfrytëzuam, këtë duhet ta përmirësojmë në ndeshjen e nesërme”, përfundoi sulmuesi gjerman.
Ndeshja Paris Saint Germain – Bayern Munich do të luhet nesër në ora 21:00.
/GazetaBlic Sport.


