Liverpool do ta pres Real Madridin në Anfield për lojën kthyese në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.
Ekipi i Jurgen Klopp pësoi humbje në udhëtim te Real Madrid me rezultat 3-1, shkruan GazetaBlic Sport.
Për ndeshjen Liverpool – Real Madrid, UEFA ka bërë të ditur gjyqtarin që do ta referojë këtë takim.
Gjyqtari kryesor i këtij takimi do të jetë, Bjorn Kuipers.
Me gjyqtarin Kuipers, spanjollët kanë një histori të mirë pasi në lojën e fundit që ai referoi një ndeshje të madrilenëve, Real Madrid kishte mposhtur Borussia Mochengladbach 2-0 në kuadër të grupeve të Champions League.
/GazetaBlic Sport.


