Sporti

Vetëm një ndeshje dënim për Ibrahimovicin?

04/12/2021 10:53
nga:Lorik J

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic mund të denohet me një ndeshje.

Ibrahimovic u ndëshkua me karton të kuq në fitoren 3-1 ndaj Parma të shtunën, përcjell GazetaBlic Sport.

Tuttosport pretendon se ai mund të shpëtojë me një dënim prej vetëm një ndeshje, por e vetmja mundësi për të anuluar plotësisht kartonin e kuq do të ishte pranimi i gabimit nga gjyqtari në raportin dërguar Gjykatësit Sportiv.

Sulmuesi suedez pritet të apelojë për kartonin e kuq, pasi sulmuesi i Rossonerëve beson se gjyqtari keqkuptoi atë që tha.

Pioli pretendoi se Ibra nuk e ka fyer gjyqtarin, por Maresca ka keqkuptuar, me ç’rast ka ndëshkuar direkt me të kuq Zlatanin.

/GazetaBlic Sport