Ish lojtari i “Djajve të Kuq”, Roy Kane ka deklaruar se sulmuesi anglez, Harry Kane do të dëshironte të luante te skuadra nga Manchesteri.
Roy Kane në një prononcim për Sky Sports tha se Kane duhet të ndryshojë ekip dhe ish skuadra e tij do të ishte e duhura për të, shkruan GazetaBlic Sport.
“Kane do të kishte mundësi të artë te Manchesteri. Manchester United është klub i madh dhe për të do të ishte një hap i madh karrieren e tij“, tha Roy Keane.
Harry Kane është duke shkëlqyer këtë sezon te Spurs duke shënuar 19 gola dhe duke bërë 13 asistime për bashkëlojtarët, megjithatë skuadra e tij nuk po kalon mirë në Premier League, pasi Tottenham ndodhet në vendin e 7’të në tabelë me 49 pikë.
/GazetaBlic Sport.


