Sporti

Interin e ndajnë vetëm 13 pikë nga titulli kampion

04/12/2021 10:15
nga:L J

Skuadra e Inter është shumë afër që ta fitojë titullin e Serie A.

Skuadra e Contes ndodhet në vendin e parë në tabelë me 74 pikë, 11 më shumë se Milan që ndodhet në vendin e dytë, shkruan GazetaBlic Sport.

Inter po kalon një formë të jashtëzakonshme duke fituar 11 ndeshje radhazi në ligë.

Skuadrës së italianit, Antonio Conte i nevojiten vetëm 13 pikë në 8 ndeshjet e ardhshme, që ta sigurojë edhe matematikisht titullin e kampionit në Serie A.

Interi ka fituar 74 pikë në 30 takime, një mesatare prej 2.47 pikë për lojë.

/GazetaBlic Sport.