Ish kapiteni legjendar i Liverpoolit, Steven Gerrard po bën një punë fantastike te skuadra skoceze, Rangers.
Gerrard fitoi titullin kampion me skuadrën e tij duke e ndalur dominimin disa vjeçar të Celtic, shkruan GazetaBlic Sport.
Për punën e mirë të Gerrard ka folur edhe legjenda e Liverpool, Sir Kenny Dalgish.
Ai ka thënë se puna e mirë e Gerrard te Rangers e bën atë pretendentin kryesor që ta zëvendësojë Jurgen Kloppin në të ardhmen.
“Puna e tij e mirë nuk është befasi, gjithmonë e kam ditur që ai do të bëhet një trajner i zoti, ai është i guximshëm dhe i zgjuar”, ka thënë Kenny Dalgish.
“Kur Klopp të përfundojë kontratën dhe Gerrard të jetë i lirë, do të ishte hipokrizi që Liverpooli të mos e merrte Gerrard në postin e trajnerit“, ka përfunduar Dalgish.
Gerrard nuk ka asnjë humbje në ligë me Rangers në 34 takime duke qenë përpara vendit të dytë me 20 pikë dallim.
Rangers aktualisht kanë 92 pikë, ndërsa Celtic 72 pikë.
/GazetaBlic Sport.


