Arsenali ka fituar me rezultatin 3-0 kundër Sheffield United në Premierligë mbrëmë.
Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka ka luajtur në një pozitë në të cilën nuk e kemi parë në të kaluarën. Xhaka u paraqit si mbrojtës i majtë në këtë duel, pasi “Topçinjtë” po kanë probleme në atë repart, pas dëmtimit të Kieran Tierney, përcjell GazetaBlic Sport.
Tradicionalisht ai luan si mesfushor, por Xhaka luajti relativisht mirë në pozicionin e tij të ri.
“Është hera e parë që Granit Xhaka luan si mbrojtës i majtë, është një mundësi për të. Ai ka cilësitë që më pëlqen kur luan atje”, tha Arteta për BT Sports pas ndeshjes.
“Unë jam vërtet i kënaqur me performancën, rezultatin dhe mënyrën se si kemi luajtur”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


