Trajneri i mirënjohur, Afrim Tovërlani, ka komentuar ndeshjet mes Llapit dhe Dritës si dhe Drenicës ndaj Prishtinës.
Tovërlani tha se nuk pa as entuziazëm e as dëshirë tek skuadrat vendase sot, përcjell GazetaBlic.
Ai vazhdoi duke thënë se dikujt matematikat nuk kanë për t’i dalur në fund të sezonit.
“Sot befasisht nuk kam parë adrenalinë, as deshirë e as luftë nga skuadrat vendase. Si tek Llapi ndaj Dritës e si tek Drenica ndaj Prishtinës. Drita erdhi tek fitorja shumë më lehtë sesa që kemi pritur. Dikujt matematikat në fund të sezonit nuk kanë me i dalë” tha Tovërlani.
/GazetaBlic/


