Lajme

Mbyllja e lokaleve në Maqedoni, qytetarët mësyjnë parqet

04/11/2021 21:28
nga:Gazeta Blic

Parku i qytetit, Çarshia e Vjetër e Shkupit dhe Vodno janë ndër vendet e preferuara të banorëve të Shkupit për shëtitje.

“Kjo e diel pranverore me temperatura deri në 20 gradë ishte arsye e mjaftueshme që një pjesë e shkupjanëve të vijnë në Parkun e qytetit. Ajo që vërejtëm është se shumica e tyre i respektojnë masat për mbrojtje nga virusi Korona, por disa nga qytetarët sikur kishin harruar se ende jetojmë në pandemi.”
Qytetarët që i anketuam ishin autokritikë dhe mendojnë se si shtet kemi dështuar në menaxhimin e pandemisë.

“Nëse të gjithë do i respektonim masat dhe rregullat që nga fillimi, nuk do të vinte deri te kjo, pas një viti situata të jetë e njëjtë, madje edhe më keq. “

“Absolutisht i respektoj masat, ja ku e kam maskën, tani pi kafe, prandaj e kam hequr. Jemi në nivelin më të ulët për sa i përket mos gatishmërisë së shtetit për të reaguar në kohë rreth vaksinimit.”

“Epo, nuk i respektojmë masat si popull, sinqerisht. Ndoshta duhet ora policore të jetë më herët ose diçka e tillë. Pak më rreptë, por është gjithashtu e kotë kur njerëzit nuk u përmbahen masave”.

Destinacioni ynë tjetër ishte Çarshia e Vjetër. Masa me objekte të mbyllura gastronomike e bëri punën e vet. Nuk është karakteristike për këtë pjesë të qytetit që të dielën të ketë rrugica bosh, por derisa hymë në Çarshi, numri i qytetarëve po rritej.

“Ajo që na mungon më shumë është liria. A i shihni të afërmit? Me telefon. Askush nuk vjen, as ne nuk shkojmë askund”.
Nëse më herët në Shkup tradita ishte e marta dhe e premtja të ishin ditë për pazar, ky rregull nuk zbatohet më. Tani tregjet janë plot me qytetarë çdo ditë.

“Kurse tregu më i vizituar në Shkup, “Bit Pazari” duket kështu. Mund të konstatohet se edhe këtu vërehen pjesërisht masat për sigurinë dhe parandalimin e virusit korona”.

Sot takuam numër të madh të qytetarëve në Vodno. Parkingu në Vodno të mesme ishte pothuajse i plotë deri në vendin e fundit. Meqenëse teleferiku nuk funksiononte, ata qytetarë që ndihen të gatshëm për shëtitje më të gjatë u drejtuan në majë të malit, të tjerët me biçikletë kurse pjesa tjetër shëtisnin në ajër të pastër./Alsat/

LEXO EDHE:

Blerta Deliu kritikon fushatën e VV-së në Shqipëri, thotë se po përçahen marrëdhëniet vëllazërore