Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, njëherit deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, ka ndarë një dedikim në kujtim të jetës dhe veprës së instrumentistit tashmë të ndjerë, Shaqir Hotit.
Hoti shkruan në facebook se kujtimi për mjeshtrin e instrumenteve muzikore do mbetet i përjetshëm, përcjellë Klan Kosova.
”I përjetshëm kujtimi për mjeshtrin e respektuar Shaqir Hoti, që u nda nga familja e tij, nga miqtë dhe nga të gjithë ata që e respektuan për talentin dhe përkushtimin e tij për instrumentet popullore muzikore si fyelli, kavalli dhe instrumente të tjera”.
LEXO EDHE:
Kërkohet paraburgim për nënën që dyshohet se keqtrajtoi dhe braktisi fëmijët në Ferizaj