Lajme

Shqipëri, 33 të arrestuar në protestën kundër ndërtimit të hidrocentralit në lumin Thirrë

04/11/2021 19:24
nga:Gazeta Blic

Kandidati për deputet në Shqipëri, Boiken Abazi, ka bërë të ditur se 33 qytetarë mes tyre dhe disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje janë të arrestuar, pasi protestuan kundër ndërtimit të një hidrocentrali në lumin Thirrë në zonën e Mirditës.

“33 qytetarë, mes tyre edhe shumë aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, po mbahen tani të arrestuar në Lezhë dhe Rrëshen me urdhër politik nga Edi Rama, sepse kanë mbrojtur sot bashkë me banorët e Mirditës lumin Thirrë nga shkatërrimi përmes HEC-eve”.

“Rama, një politikan frikacak, po përdor policinë e shtetit për të kërcënuar aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Lezhë dhe qytetarët. Anës lumenjve, nga Vjosa në Ishëm, Thirrë e Valbonë po farkëtohet një vetëdije e rezistencë qytetare që refuzon nënshtrimin. Kjo ia shton frikën regjimit që pushtetin nuk e synon me votë, por me dhunë. Mirëpo dhuna e regjimit as nuk na tremb, as nuk na zmbraps. Liri për të gjithë qytetarët e arrestuar!”, ka shkruar Abazi në rrjetin social Facebook.

LEXO EDHE:

Kurti: Diaspora ka kontribuar masivisht në ekonominë e vendeve tona, do ta ketë përkrahjen që meriton