Sporti

Ronaldo shumë i nervozuar pas ndeshjes, gjuan fanellën në tokë dhe shkon në zhveshtore

04/11/2021 17:54
nga:Mergim Rreci

Ronaldo nuk u duk i lumtur pavarësisht fitores së Juventusit ndaj Genoa dhe hodhi fanellën e tij pas përfundimit të ndeshjes.

Ylli portugez nuk arriti të shënonte në fitoren e Zonjës së Vjetër kundër Genoas dhe dukej i irrituar gjatë pjesës së dytë, përcjell GazetaBlic.

Ronaldo u largua nga fusha ndërsa hodhi fanellën në tokë, afër golit të kundërshtarëve.

Një djalë që ishte mbajtës i topave e mori shpejt, por Ronaldo tashmë ishte larguar nga fusha duke tundur kokën për të shprehur pakënaqësinë e tij.