Sporti

Zerkirja Ramadani flet pas fitores ndaj Drenicës, ky është komenti i tij

04/11/2021 17:44
nga:Mergim Rreci

Prishtina ka triumfuar ndaj Drenicës në ndeshjen e sotme në Superligë.

Të drejtuarit e Zekirja Ramadanit triumfuan me rezultat 0 me 1, shkruan GazetaBlic.

Prishtina kishte dominimin gjatë gjithë ndeshjes, dominim ky që u kurorëzua me gol nga Leotrim Kryeziu në minutën e 72’të.

Ishte kjo një fitore shumë e rëndësishme për skuadrën e Prishtinës, që vazhdon ta ndjekë rrugën drejt titullit kampion. Kurse, Drenica humbi një mundësi shumë të mirë në garën e saj për ta ruajtur statusin e mbijetesës.

Pas ndeshjes është deklaruar edhe kryetrajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani.

“Aksionet bëhen ashtu siç bëhet puna, mirëpo konkretizimi na ka munguar ndeshjet e fundit. Pa e nënvlerësuar Drenicën dhe skuadrat tjera dhe nuk lejojnë aq lehtë të konkretizosh ndaj tyre. E dinim që kishim përballë një skuadër e cila është ters për ne. I uroj futbollistët për fitoren, ishte një fitore mjaftë e mundimshme sepse gjendja psikologjike pas humbjes në mesjavë nuk ishte ashtu siç duhet”, tha Ramadani.