Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme në Superligës së Kosovës.
Në Podujevë, Llapi dhe Drita kanë prodhuar një ndeshje me shumë gola. Rezultati përfundimtar ishte 2 me 4, shkruan GazetaBlic.
Llapi kaloi në epërsi pas vetëm dy minutave lojë me Ahmed Januzin, por Drita reagoi menjëherë me Xhevdet Shabanin.
Në minutën e 30’të, Festim Alidema shënoi nga distanca, por menjëherë Llapi barazoi me Edon Sadriun.
Megjithatë, Xhevdet Shabani dhe Pricley shënuan edhe dy gola të tjerë për fitoren e Dritës në këtë takim.
Prishtina ka triumfuar në ndeshjen ndaj Drenicës në ndeshjen e sotme në Superligë.
Të drejtuarit e Zekirja Ramadanit triumfuan me rezultat 0 me 1.
Prishtina kishte dominimin gjatë gjithë ndeshjes, dominim ky që u kurorëzua me gol nga Leotrim Kryeziu në minutën e 72’të.
Ishte kjo një fitore shumë e rëndësishme për skuadrën e Prishtinës, që vazhdon ta ndjekë rrugën drejt titullit kampion. Kurse, Drenica humbi një mundësi shumë të mirë në garën e saj për ta ruajtur statusin e mbijetesës.
Kjo është renditja tabelare pas dy ndeshjeve të sotme.



