Sporti

Tahir Batatina e arsyeton humbjen ndaj Dritës: Ndikoi lodhja në ndeshjen e Kupës

04/11/2021 16:59
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme në Superligës së Kosovës.

Në Podujevë, Llapi dhe Drita kanë prodhuar një ndeshje me shumë gola. Rezultati përfundimtar ishte 2 me 4, shkruan GazetaBlic.

Llapi kaloi në epërsi pas vetëm dy minutave lojë me Ahmed Januzin, por Drita reagoi menjëherë me Xhevdet Shabanin.

Në minutën e 30’të, Festim Alidema shënoi nga distanca, por menjëherë Llapi barazoi me Edon Sadriun.

Megjithatë, Xhevdet Shabani dhe Pricley shënuan edhe dy gola të tjerë për fitoren e Dritës në këtë takim.

Pas ndeshjes trajneri i Llapit, Tahir Batatina tha se në këtë takim ndikoi lodhja nga ndeshja me Prishtinën.

“Mendoj se kemi parë një Llap krejt tjetër në pjesën e parë, kemi shënuar dy gola dhe si skuadër e kemi rrezikuar  Dritën. E dija që do të ishte e vështirë, por ne ishim të lodhur nga ndeshja me Prishtinën. E kuptoj rëndësinë e ndeshjes, skuadra si Prishtina, Ballkani, Drita dhe Llapi kur japin maksimumin në një ndeshje, kanë probleme në ndeshjen tjetër. Ky është futbolli, duhet të mendojmë për lojërat e radhës” tha Batatina pas ndeshjes.

/GazetaBlic/