Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar tri raste të reja me COVID-19. Kjo është e bërë e ditur nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Ndërsa, nga kjo komunë kanë bërë të ditur se deri tani 49 persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit.
Në këtë komunë që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 1 mijë e 3 raste të infektuara me COVID-19.
“Gjendja e përgjithshme me COVID-19 në Komunën e Malishevës është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me COVID-19 janë regjistruar 1003 raste, prej tyre 868 janë shëruar, 49 kanë vdekur dhe aktiv me COVID janë dhe 86 persona”, është thënë nga kjo komunë.
LEXO EDHE:
Shqipëria ndryshon masat anti-COVID, zgjatet orari i qarkullimit