Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka ndarë një histori prekëse të dy shokëve që për 30-vite e kanë ditur për të vdekur njëri-tjetrin.
Të dy ishin plagosur në luftën e Kroacisë, ndërsa tani janë takuar me kryetarin e AAK-së, i cili edhe e ka ndarë në Facebook historinë e tyre.
Postimi i tij i plotë:
Kam dëgjuar histori të ndryshme nga njerëzit tonë.
Sot isha dëshmitar i një takimi, që përmban shumë emocion, dhembje dhe gëzim njëherësh.
Bajram Asani nga Shkupi dhe Jeton Berisha nga Pozhari i Deçanit, ishin plagosur rëndë brenda një dite në vitin 1991, në luftën e Kroacisë dhe për tridhjetë vite, e dinin njëri tjetrin të vdekur.
Kënaqësi të dëgjosh kujtimet e tyre, vuajtjet dhe të arriturat, por dhe gëzimin që janë ritakuar në liri pas tri dekadash.