Sporti

Dy gola të shpejtë në 3 minutat e parë të duelit Llapi – Drita

04/11/2021 15:04
nga:Lorik J

Dy gola të shpejtë janë shënuar në ndeshjen Llapi – Drita.

Llapi ka shënuar shumë herët ndaj Dritës, duke kaluar herët në avantazh ndaj kampionit aktual, shkruan GazetaBlic Sport.

Ahmed Januzi ka realizuar golin e parë për Llapin në këtë sfidë.

Por festa e Llapit zgjati vetëm 60 sekonda, pasi Xhevdet Shabani barazoi shifrat në minutën e tretë të sfidës.

Rezultati aktual i takimit është 1-1.

/GazetaBlic Sport