Trajneri i Leeds United, Marcelo Bielsa është afër që të rinovojë kontratën tek skuadra e tij.
65 vjeçari pritet të nënshkruajë kontratën që do ta mbajë atë në “Elland Road” deri në vitin 2023, shkruan GazetaBlic Sport.
Bielsa ka arritur sukses historik me skuadrën e Leeds duke arritur ta promovojë skuadrën e tij në Premierligë pas 17 vitesh.
“Arsyeja që po vonohem të nënshkruajë kontratën nuk është sepse nuk dëshiroj të jem pjesë e këtij klubi, jemi duke negociuar kushtet personale” , deklaroi Bielsa për Sky Sports.
Leeds United është në rrugë të mirë që të qëndrojë edhe një edicion tjetër në Premierligë, pasi gjendet në vendin e 9’të me 45 pikë madje edhe mbi skuadra të njohura si Arsenal dhe Aston Villa.
/GazetaBlic Sport.


