Sporti

PSG – Bayern Munich, ky gjyqtar do ta gjykojë super ndeshjen e Ligës së Kampionëve

04/11/2021 12:09
nga:Lorik J

UEFA konfirmoi sot emrin e gjyqtarit që do ta gjykojë ndeshjen e kthimit midis PSG dhe Bayern.

Gjyqtari italian, Daniele Orsato do të referojë këtë sfidë mjaft interesante, përcjell GazetaBlic Sport.

Orsato kishte referuar edhe finalen e vitit të kaluar të Ligës së Kampionëve, që u zhvillua pikërisht mes këtyre dy skuadrave.

Këtë sezon, italiani tashmë ka gjykuar klubin francez gjatë fitores së PSG në Old Trafford (1-3) gjatë fazës së grupeve.

Ndeshja mes Paris Saint Germain dhe Bayern Munich do të zhvillohet të martën nga ora 21:00.

/GazetaBlic Sport