Sporti

Leao: Golin ia dedikoj familjes, ata më ndihmuan në momentet më të vështira

04/11/2021 11:16
nga:Lorik J

Rafael Leao ia kushtoi familjes së tij golin që shënoi në fitoren e Milanit kundër Parma (1-3).

Leao u inkuadrua në pjesën e dytë dhe realizoi golin e fitores për Milanin në takimin e Serie A, përcjell GazetaBlic Sport.

“Kemi edhe tetë xhiro për të luajtur dhe është një fitore e rëndësishme për ne. Ekipi punoi me të vërtetë shumë dhe meritoi fitoren. Na duhej kjo pas ndeshjes me Sampdoria, ku gjërat nuk shkuan mirë”, tha filimisht Leao.

“Golin tim ia kushtoj familjes time, që më ka ndihmuar të kaloj momente të vështira ”, përfundoi sulmuesi në intervistën për Sky Italia.

Milan ndodhet në pozitën e dytë në tabelë me 63 pikë, 8 më pak se Inter që ndodhet në pozitën e parë.

/GazetaBlic Sport