Sporti

Përballja Drenica – Prishtina, ja forma të cilën po kalojnë këto dy skudra

04/11/2021 11:27
nga:Lorik J

Drenica do ta pres sot Prishtinën në kuadër të Superligës së Kosovës.

Takimi do të luhet në ora 15:00, në kuadër të xhiros  së 28’të të Supërligës së Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport.

Prishtina në 5 takimet e fundit ka 2 fitore, 2 barazime dhe një humbje, ndërsa Drenica në 5 duelet e fundit ka tri barazime një fitore dhe një humbje.

Prishtina ndodhet në vendin e 3’të në tabelë, ndërsa Drenica ndodhet në vendin e 8’të me 30 pikë 3 më shumë se Arbëria dhe do të kërkoj pikë ndaj Prishtinës në mënyrë që të vazhdoj shkëputjen nga dy skuadrat që rrezikojnë rënien nga Superliga.

/GazetaBlic Sport.