Real Madridi ka pranuar një tjetër lajm të hidhur para ndeshjes me Liverpoolin.
Madrilenët kanë marrë një goditje në fazën defansive, ndërsa përgatiten të udhëtojnë në Anfield për ndeshjen e dytë të çerekfinales së tyre të Champions League me Liverpool, përcjell GazetaBlic Sport.
Los Blancos fituan me rezultatin 3-1 në ndeshjen e parë të së martës ndaj Liverpoolit, me Vinicius Junior që shënoi dy gola dhe Marco Asensio.
Kapiteni Ramos nuk do të shërohet nga dëmtimi në kohën e duhur për ndeshjen e dytë, ndërsa Varane është gjithashtu i dyshimtë pasi ai doli pozitiv për koronavirus.
Duke shtuar problemet e lëndimeve te Real Madrid, Lucas Vazquez duket se do të humbasë udhëtimin te kampionët e Premier League.
Megjithëse ai është një sulmues, reprezentuesi spanjoll ka kaluar pjesën më të madhe të sezonit si mbrojtës i djathtë për shkak të problemeve të vazhdueshme të lëndimeve të Dani Carvajal.
Vazquez startoi në La Liga ndaj Barcelonës, por u detyrua të largohet pak para pjesës së parë pas problemit në kyçin e këmbës.
/GazetaBlic Sport


