Sporti

Gazetari spanjoll: Koeman dhe Pique “shpërthyen” ndaj gjyqtarit në tunelin e dhomave të zhveshjes

04/11/2021 10:13
nga:L J

Lojtarëve të Barçës nuk i pëlqeu performanca e gjyqtarit, Gil Manzano.

Në fund të lojës ndaj Real Madridit, trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman shkoi tek gjyqtari i katërt duke protestuar dhe Gerard Pique zbriti në fushë për të qortuar Gil Manzano – i cili sipas lojtarit kishte dhënë shumë pak minuta shtesë, përcjell GazetaBlic Sport.

E siç duket protestat e lojtarëve katalunas nuk u ndalën as në tunelin që dërgon në dhomat e zhveshjes.

Gazetari spanjoll, Juanfe Sanz Perez pretendon se protestat midis Koeman, Pique dhe Manzano vazhduan edhe në tunel.

Perez tha se dyshja e Barcelonës ishin të nervozuar me Manzano dhe se kishin përdorur “fjalë të rënda”.

/GazetaBlic Sport