Sporti

36.04 km/h, Erling Haaland “fluturon” në Bundesligë, thyen rekordin e shpejtësisë

04/11/2021 08:32
nga:Lorik J

Sulmuesi i Dortmund, Erling Haaland ka vazhduar formën e mirë me ekipin gjerman.

Sulmuesi norvegjez, Haaland ka thyer një rekord gjatë ndeshjes mes Dormund dhe Stuttgart, që u zhvillua dje, shkruan GazetaBlic Sport.

Haaland bëri një vrapim të jashtëzakonshëm duke arritur shpejtësinë prej 36.04 km/h gjatë sprintit të tij.

20 vjeçari, në këtë sezon deri më tani ka shënuar 21 gola dhe ka dhënë 5 asistime për bashkëlojtarët.

Ekipi i Dortmund arriti të shënoi fitore në këtë takim me rezultat 3-2.

Skuadra e Dortmund gjendet në pozitën e 5’të me 46 pikë.

/GazetaBlic Sport.