Sporti

“Është e tmerrshme”, zbulon fjalët e Pique me gjyqtarin pas ndeshjes Barça-Real

04/11/2021 07:58
nga:Lorik J

Barcelonës nuk i pëlqeu performanca e gjyqtarit, Gil Manzano.

Në fund të lojës ndaj Real Madridit, trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman shkoi tek gjyqtari i katërt duke protestuar dhe Gerard Pique zbriti në fushë për të qortuar Gil Manzano – i cili sipas lojtarit kishte dhënë shumë pak minuta shtesë, përcjell GazetaBlic Sport.

“Është e tmerrshme, katër minuta…”, e qortoi Pique gjyqtarin Gil Manzano, duke folur për kohën shtesë që referi zgjati pas një prishjeje në kufjen e tij.

Arbitri i katërt e këshilloi Pique që të bënte vëzhgime teknike.

Pique nuk arriti të luante për asnjë minutë, por ai nuk hezitoi të zbriste në fushë pikërisht kur Gil Manzano fishkëlloi në fund të lojës.

Vlen të potencohet se Real Madrid fitoi ndeshjen ndaj Barcelonës me rezultatin 2-1.

/GazetaBlic Sport