Sporti

Shënoi golin e vetëm për Barcelonën, Mingueza flet pas ndeshjes

04/10/2021 23:12
nga:Mergim Rreci

Óscar Mingueza ishte golashënuesi i vetëm për Barcelonën sonte.

Blaugranët ia dolën që ta ngushtojnë epërsinë në minutën e 70′ me Minguezan, megjithatë goli i tij nuk mjaftoi, shkruan GazetaBlic.

Pas ndeshjes ai tha se është i kënaqur me punën e ekipit të tij dhe se kanë edhe ndeshje tjera të rëndësishme.

“Unë jam i kënaqur me punën e ekipit. Me dëshirën dhe këmbënguljen pavarësisht humbjes. Ne kemi ndeshje të rëndësishme dhe do të përpiqemi të fitojmë gjithçka. Kjo do të na japë forcë për atë që kemi përpara” tha Mingueza.

/GazetaBlic/