Ballkani ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në ndeshjen e sotme ndaj Besës.
Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 4 me 1, shkruan GazetaBlic.
Meriton Korenica shënoi dy herë, kurse Nazmi Gripshi dhe Arbër Prekazi realizuan nga një gol për vendasit. Në anën tjetër, Qorri shënoi një super gol për skuadrën e Besës.
Ishte një ndeshje e dominuar nga skuadra vendase, edhe pse në 45′ minutat e parë rezulati ishte 1 me 1.
Në këtë takim Ballkani humbi edhe një penallti, me Arbër Hoxhën që dështoi nga pika e bardhë.
/GazetaBlic/


