Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Frederik Veseli, është bërë protagonist ditën e sotme teksa ka shënuar golin e avantazhit për ekipin e tij, në ndeshjen që Salernitana fitoi 3-0 ndaj Virtus Entela, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 33-të të Serisë B italiane.
Ishte minuta e 14’, kur mbrojtësi 28 vjeçar arriti të dërgojë në rrjet një top, ku me një gjuajtje shumë të fortë nga jashtë zone, e ndal topin në fundin e rrjetës, duke kaluar në epërsi ekipin të tij, e cila më pasi arriti të shënojë edhe dy herë të tjera në minutat në vazhdim.
Salernitana ka bërë mjaft mirë këtë sezon teksa ndodhet në vendin e tretë në kampionat dhe pretendon të ngjitet në Serinë A vitin tjetër.


