Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të shtune në qytetin e Kavajës në Shqipëri, ku në harkun kohor të disa minutave janë gjetur të vdekur burrë dhe grua në rrethana të ndryshme.
Fillimisht Policia ka konstatuar kufomën e një gruaje brenda një mjeti të djegur, dhe më pas burri i saj është gjetur i varur në një pemë.
Viktimat dyshohet se janë F.SH 45-vjeçe dhe B.SH 48-vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin dhe zbulimin e rrethanave te ngjarjes së rëndë.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Më datë 10.04.2021, rreth orës 11:45, në fshatin Manskuri, Kavajë, është gjetur i djegur plotësisht një mjet.
Brenda mjetit është gjetur një kufomë e djegur, e cila dyshohet se i përket shtetases me iniciale F. Sh., 45 vjeçe.
Nga kontrolli i zonës përreth është gjetur i vetëvarur në një pemë bashkëshorti i saj, shtetasi B. Sh., 48 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin dhe zbulimin e rrethanave te ngjarjes.
/Faxweb.al/