Ditën e djeshme një person nga Gjakova ka raportuar në polici se vëllai i tij kishte dalë nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer më, raporton Gazeta Blic.
Sipas ankuesit viktima ka probleme psikike.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Fsh. Pjetërshan, Gjakovë 08.04.2021 – 10:00. Më, 09.04.2021 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vëllai i tij kishte dalë nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer më në shtëpi. Sipas ankuesit viktima ka probleme psikike. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit.


