Një aksident i rëndë ka ndodhur para dy ditësh në oborrin e pompës së derivateve që ndodhet afër stacionit të autobusëve.
Punëtori i pompës është goditur nga një kombi bus, shkruan “Jepi zë”. Nga pamjet, shihet se goditja është e frikshme, pasi kombi-busi ishte duke lëvizur me shpejtësi.
Ndërkohë, “Jepi zë” merr vesh që punëtori është në gjendje të mirë shëndetësore.
Duhet theksuar se aksidentet janë shpeshtuar dhe hiç më larg se sot ka ndodhur një.


