Lajme

Vlora Çitaku: Pa UÇK nuk do të kishte FSK!

04/09/2021 21:39
nga:M K

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka vazhduar komentet e saj rreth UÇK-së, temë kjo mjaft e komentuar gjatë ditës, e që pasoi si rrjedhojë e mos përmendjes në postimin për Kosharen nga presidentja Osmani.

Sipas Çitakut, pa UÇK nuk do të kishte FSK. Çitaku, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë se e mbanë mirë mend kohën e negociatave për transformimin e UÇK-së, përcjell GazetaBlic.

Tutje, Çitaku tha se plotë shtetet nuk kanë ushtri.

I mbaj mend shumë mirë negociatat për demilitarizimin dhe transformimin e UÇK-së.
TMK lindi aty, ndonëse nuk ishte paraparë në marrëveshjen e Rambujesë. Apo Bilall Sherifi?
Njejtë, TMK me shumë mund u transformua në FSK. Njejtë, me shumë mund u transformua edhe mandati i FSK-së.
E kam ndjekur këtë proces hap pas hapi. Aty e këtu kam kontribuar, aq sa kam mundur. Por, e them me bindje të plotë:
Pa UÇK nuk do të kishte FSK.
Ka plot shtete që nuk kanë ushtri. Dhe të mos
gabohemi, Kosovën, pa dyshim, e mbajnë të sigurt aleancat e ndërtuara ndër vite.
Por, kur e them, e them si dëshmitare dhe protagoniste:
Pa UÇK nuk do të kishte FSK!
E paçim, e u krenohshim ?

LEXO EDHE:

Pse nuk i ndaloi tubimet elektorale të partive politike?! – Zemaj: Nuk dëshiroja ta politizoja më tutje pandeminë

/GazetaBlic/