Sporti

Sarri refuzon klubin italian

04/09/2021 16:53
nga:Genita C

Maurizio Sarri ende nuk është rikthyer në skenën e futbollit.

Si duket projekti i Fiorentinas nuk e ka bindur italianin që të pranojë ofertën e tyre, shkruan lajmi.net.

Strategu italian ka kontratë me Juventusit deri në vitin 2022, por që sipas mediave italiane thuhet se do të përfundojë në fund të muajit në rast se paguhet 2.5 milionë euro.

Por, sipas “Football Italia”, Sarri ka refuzuar një ofertë nga “Viola”.

Sipas artikullit, Sarri nuk deshi të marrë nën drejtim ndonjë skuadër sepse ende nuk ka përfunduar sezoni.

Napoli dhe Roma janë në “pole position” për nënshkrimin e Sarrit, por italiani kishte refuzuar oferta edhe nga Fenerbahce dhe Marseille