Uncategorized

Leo Messi synon që ta përfundojë serinë negative ndaj Real Madrid, ka disa vite që nuk shënon ndaj “Los Blancos”

04/09/2021 08:26
nga:Mergim Rreci

Lionel Messi ka shënuar 23 gola në LaLiga Santander këtë sezon dhe është shumë i “etur” që të shënojë edhe në ndeshjen e madhe të kësaj jave ndaj Real Madrid.

Argjentinasi nuk arriti të shënojë kundër Los Blancos në takimin e tyre të hershëm këtë sezon dhe ai nuk ka arritur të shënojë ose asistojë në asnjë nga gjashtë ndeshjet e tij të fundit kundër kampionëve aktualë të Spanjës, duke mos shënuar që kur Cristiano Ronaldo u largua nga kryeqyteti për në Juventus në 2018, përcjell GazetaBlic.

Në fakt, goli i tij i fundit ndaj Real Madrid erdhi në sezonin 2017/18 në një barazim 2-2 në Camp Nou.

Duke pasur një rekord të shkëlqyeshëm kundër rivalëve më të hidhur të Barcelonës – duke shënuar 21 gola në 27 ndeshjet e tij të para kundër tyre – ai që atëherë ka shënuar vetëm pesë në 17-të e tij të fundit. Messi do të përballet me Real Madrid të shtunën duke shpresuar të përfundojë serinë e tij të keqe kundër tyre.

Kjo mund të jetë edhe “El Clasico” e fundit për të, sepse ka shumë gjasa që ai të largohet nga skuadra në fund të sezonit.

/GazetaBlic/