Sporti

Kumbulla motivon lojtarët e Romës para ndeshjes: “Zemra ime do të jetë me ju, forca djema”

04/08/2021 20:45
nga:Lorik J

Skuadra e Ajaxit sonte takohet me Romën.

Ajax dhe Roma takohen sonte me fillim nga ora 21:00, në kuadër të çerekfinales së Europa League, përcjell GazetaBlic Sport.

Me një postim në profilin e tij në Instagram, mbrojtësi shqiptar i Romës, Marash Kumbulla ka motivuar lojtarët e Romës para kësaj ndeshje.

“Më të bashkuar se kurrë, si ekipi që kemi qenë gjithmonë. Sonte zemra ime do të jetë atje me ju djema. Suksese për të gjithë! Daje Roma! ”

Vlen të potencohet se Kumbulla nuk paraqitet sot për shkak të dëmtimit.

/GazetaBlic Sport